Protesta degjeneron në dhunë në Torino

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 10:12 | Bota

Skena të një “lufte civile” janë shënuar mbrëmjen e djeshme në qendër të Torinos, pasi protesta kundër dëbimit të azilantëve degjeneroi në dhunë.

Policia ndaloi 11 persona, të cilët të veshur me helmeta hodhën shishe, kazanë plehrash, pllaka dhe fishekzjarrw në drejtim të policisë.

Zona e “PortoPalazzo” u izolua, por një grup i dhunshëm i protestuesve sulmuan një autobus të transportit urban, duke terrorizuar shoferin dhe udhëtarët.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini reagoi duke u shprehur se ata që vepruan në Torino janë kriminelë dhe duhet të dënohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos