Të paktën një person humbi jetën dhe rreth 100 të tjerë u plagosën pas përplasjes frontale të dy trenave në veriperëndim të Barcelonës.
Në trenat rajonalë gjendeshin rreth 400 pasagjerë. Viktima është drejtuesi 26-vjeçar i një prej mjeteve.
Si pasojë e aksidentit, një rrugë e afërt u ça në mes nga të dyja kahet, në mënyrë që ekipet e shpëtimit tu vinin në ndihmë personave të bllokuar në vagonë.
Të gjitha automjetet u devijuan në një rrugë tjetër. (A2 Televizion)