
26 anëtarë të një grupi ushtarak proqeveritar u vranë nga një sulm i militantëve talabanë në veri të Afganistanit, në të njëjtën ditë kur qeveria e SHBA pritet të nisë një raund të ri bisedimesh për paqen në Katar.
Zyrtarët talebanë morën përgjegjësinë e sulmit ndaj forcave që mbështesin qeverinë në provincën Baghlan. Sipas tyre në luftime mbetën të vdekur 28 persona dhe u plagosën 12 të tjerë. (A2 Televizion)