“Macja ka 9 shpirtra”, bie në këmbë nga kati i pestë ku shpërthyen flakët

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 14:10 | Lifestyle

Një apartament u përfshi nga flakët në katin e pestë të një pallati në Çikago të enjten. Personat që jetonin aty dolën të palënduar.

Ndërsa zjarrfikësit ishin duke punuar për të vënë nën kontroll flakët, një mace e zezë u hodh nga kati i pestë. Për çudinë e të gjithëve macja ra në këmbë dhe vazhdoi rrugën pa asnjë problem.

“Ai shkoi menjëherë nën makinën time dhe u fsheh. Pas disa minutash, macja tentoi të futej sërish në pallat. Fatmirësisht nuk kishte asnjë lëndim”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve Larry Langford. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos