Maratona e Tiranës, vendi ku mund të shijosh vrapimin

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 17:43 | Aktualitet

Të vraposh është një mënyrë jetese. Në rutinën tonë vrapojmë për të arritur në kohë në punë, për të shkuar në shkollë e për të dërguar fëmijët në kopsht. Por maratona është krejt tjetër. Këtu mund ta shijosh vrapimin. Ndiqni rrugëtimin e gazetarit të A2 CNN, Erald Kodheli, teksa merr pjesë në maratonën e Tiranës, që u zhvillua të dielën në kryeqytet. Përveç maratonës së plotë, 42 kilometra, u zhvillua edhe gjysmë maratona (21 km), distanca 10 kilometra dhe “We Too”, një garë me gjatësi 2,3 km për personat me aftësi speciale. Në edicionin e gjashtë i Maratonës së Tiranës morën pjesë 2500 vetë nga 35 shtete të ndryshme, prej të cilëve 1000 sportistë profesionistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos