Mark Zuckerberg "mes peshkaqenëve" në Hawaii

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 21:51 | Lifestyle

CEO i Facebook Mark Zuckerberg është parë duke bërë sërf në Hawaii ndërsa po përballet me një stuhi kritikash për censurimin e pretendimeve se Covid-19 mund të jetë krijuar në laborator.

Miliarderi i teknologjisë ishte pajisur me mjete për mbrojtjen ndaj peshkaqenëve ndërsa ishte në ujërat rreth ishullit Kauai.

Ishujt Hawaii janë "streha" e shumë peshkaqenëve dhe sulmet e tyre ndaj njerëzve vitin e fundit janë shtuar shumë.

Megjithatë, Zuckerberg e viziton shpesh ku praktikon sërfin, një nga sportet e tij të preferuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos