Marrëdhëniet Rama-Kurti, Vurmo: Kryeministri i Kosovës ka bërë disa autogola

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 23:00 | Politikë
Marrëdhëniet Rama-Kurti, Vurmo: Kryeministri i Kosovës ka

I ftuar në A2, ku ndër të tjera u diskutua edhe për marrëdhënien Rama-Kurti, analisti Gjergji Vurmo u shpreh se kryeministri i Kosovës ka bërë disa autogola në marrëdhënien me kryeministrin e Shqipërisë.

Vurmo parashikon se marrëdhënia e dy kryeministrave shqiptarë do të mbetet e ndërlikuar pasi janë dy liderë me personalitet shumë të fortë.

“Marrëdhënia personale është dhe do të mbetet shumë e ndërlikuar. Po aq e ndërlikuar mbetet edhe marrëdhënia e tyre si kryeministër karshi shtetit përkatës.

Mendoj se Kurti ka bërë disa autogola në marrëdhënien e tij me Ramën, por edhe Shqipërinë. Një prej tyre ishte edhe që votoi në Shqipëri. Në 4-vjeçarin e ardhshëm shoh shumë sfida në marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Kosovës”, u shpreh Vurmo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos