Masat, deri në 3 maj. Fokusi i Gjermanisë, rimëkëmbja e ekonomisë

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 22:13 | Aktualitet

Është lavdëruar për menaxhimin e mirë, për atë që u quajt shërbim për të gjithë edhe në kohë pandemie. Por, sot Gjermania ka thyer rekordin e jetëve të humbura, ku, sipas shifrave zyrtare, kanë humbur jetën 285 persona. Por, Instituti “Robert Koh” ka sinjalizues të mirë dhe thotë se rastet e reja janë ulur ndjeshëm dhe më shumë se 57% e personave të prekur, sot janë të shëruar. Si është vdekshmëria në raport me numrin e popullsisë? A quhet ende një menaxhere e mirë Gjermania dhe a vuan sistemi për mbipopullim e kapacitete spitalor? Në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, doktoresha Elona Haubrisch, kryetare e Federatës Mjekët Shqiptarë në Europë, i dha përgjigje këtyre pyetjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos