Masat ndaj koronavirusit, Japonia mbyll të gjitha shkollat për një muaj

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 19:01 | Bota
Masat ndaj koronavirusit, Japonia mbyll të gjitha shkollat për

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka urdhëruar sot mbylljen e të gjitha shkollave në vendin aziatik për një muaj, si një masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Qeveria ka në plan të parë shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve. U kemi kërkuar të gjitha shkollave dhe gjimnazeve të vendit që të mbyllen përkohësisht nga 2 marsi deri në pushimin e pranverës”, deklaroi Shinzo Abe.

Më shumë se 200 persona janë prekur nga koronavirusi në Japoni, ndërkohë që deri tani ka pasur 4 viktima.

Masa merret pasi një grua në Osaka testoi pozitive me koronavirus për herë të dytë, në një nga rastet e para të këtij lloji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos