Mbahet Kampionati Botëror i qethjes së deleve në Francë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 21:58 | Kapur në kamera
Mbahet Kampionati Botëror i qethjes së deleve në Francë

Javën e fundit në qytetin Le Dorat të Francës është mbajtur Kampionati Botëror i qethjes së deleve. Në këtë kompeticion kaq të veçantë morën pjesë më shumë se 300 garues nga 34 vende të botës të cilët qethën rreth 5 mijë dele.

Fituesi i këtij konkursi u vlerësua në bazë të shpejtësisë dhe teknikës për qethjen e bagëtive. Në kampionat garohej në dy disiplina, atë të qethjes me gërshërë dhe ajo me makinë. Sipas përllogaritjes u shënua dhe një rekord i ri pasi në 24 orë u qethën mbi 2500 krerë bagëti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos