Mbështetja për bujqësinë, Rrapaj: 2.2% e shpenzimeve nuk mjaftojnë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 23:00 | Ekonomi
Mbështetja për bujqësinë, Rrapaj: 2.2% e shpenzimeve nuk

“2.2% e shpenzimeve në maksimum për bujqësinë nuk mjaftojnë për të mbuluar kërkesat e domosdoshme të sektorit privat”. Kështu u shpreh në studion e A2 Business kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj, duke folur në lidhje me skemat mbështetëse të qeverisë për bujqësinë. Sipas tij duhet të shtohen edhe 50% të tjera që të kalohet te minimumi i domosdoshëm për rritje të qëndrueshme.

“Bujqësia merr 2.2% të shpenzimeve në maksimum dhe është i pamjaftueshëm për të mbuluar kërkesat e domosdoshme të sektorit privat. Ne mendojmë që sikur edhe 50% të tjera të shtohen të kalojmë në minimumin e domosdoshëm për të pësuar rritje të qëndrueshme”.

Rrapaj përmend edhe skemat mbështetëse në bujqësi si ajo e naftës apo Ipardi, Risis Albania dhe Giz, që sipas tij ishin ndihmuese.

“Shifrat janë të njohura  në periudhën që kaloi ishin 94 mln euro që u disbursuan nga 2018 -2021, ishte skema për naftën që ishte ndihmë. Ishin skemat modeste kombëtare të justifikuara me faktin që ku ndërhyn IPARDI nuk asistohet me skemën kombëtare janë dhe projekte të donatorëve si GIZ dhe Risi Albania që ndikojnë në bujqësi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos