Resuli: Blegtoria në rënie të lirë. Jemi kthyer në fasoneri për rajonin, ata prodhojnë dhe ne përpunojmë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 22:54 | Ekonomi
Resuli: Blegtoria në rënie të lirë. Jemi kthyer në

Skeptik në lidhje me skemat mbështetëse të qeverisë u  shpreh edhe eksperti i Bujqësisë Ervin Resuli. Në studion e A2 Business ai tha se gjendja nuk është pozitive për shkak edhe të informalitetit të lartë. Sipas tij blegtoria ka qenë në rënie të lirë, për shkak të përgjysmimit të numrit të kafshëve, përkundër bujqësisë që ka pësuar rritje.

“70% e sektorit të bujqësisë është informal dhe kjo tregon që gjendja nuk është pozitive. Në 4 vitet që u mbyllën eksportet dhe kryesisht serat kanë pësuar rritje, kurse blegtoria ka qenë në rënie të lirë. Po t’i referohemi të dhënave të INSTAT në korrik ne kemi përgjysmim të numrit  të kafshëve përfshirë gjedhin, të imtat, derrat, shpendët, me përjashtim të bletëve që kishin rritje të lehtë”.

Resuli thekson se ajo që është mbështetur nga fermerët nuk është përkthyer në rezultate pozitive. Sipas tij agropërpunuesit importojnë lëndë të parë nga Kosova dhe Serbia duke u kthyer në fasoneri të tyre.

“Çfarë është mbështetur nga fermerët nuk është përkthyer në feedback pozitiv. Agropërpunuesit importojnë lëndë të parë nga Kosova dhe Serbia kryesisht qumësht. Jemi kthyer në fasoneri për rajonin, ata prodhojnë dhe ne përpunojmë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos