Mbi makinën e tij zbrazen 30 plumba, shoferi hero ruan qetësinë dhe... paratë

Nga A2 CNN
4 Maj 2021, 15:19 | Kapur në kamera

Momenti dramatik kur një grup grabitësish përpiqen të ndalojnë një makinë parash dhe të marrin shumën e majme që ndodhet brenda saj është kapur nga kamera e sigurisë.

Në pamje duket shoferi, Leo Prinsloo, që përpiqet të largohet nga grabitësit. Në një moment 48-vjeçari nxjerr edhe një automatik dhe ia kalon kolegut që kishte në krah.

Shoferi, i cili më parë kishte punuar edhe si efektiv policie, tregoi një gjakftohtësi të admirueshme, duke ngarë makinën mes plumbave. Edhe pse mjeti, tip Toyota Land Cruiser, ishte i blinduar, shenjat e plumbave dukeshin qartë në xhama.

Ngjarja ndodhi në Pretoria, dhe sipas raportimeve ishin dy makina që u vunë në ndjekje të mjetit të transportit të parave. Një zëdhënës i policisë tha se Prinsloo arriti t’i shmangte grabitësit, por kur hapi krahun dhe doli i armatosur për t’i pritur, ata vendosën të largoheshin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos