Nëna refuzon humbjen e këlyshëve, video përloti rrjetet sociale

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 20:02 | Kapur në kamera

Dashuria dhe besnikëria e qenve për pronarët e tyre tashmë dihet. Por nuk duhet harruar se ata kanë ndjenja të forta edhe për familjen e tyre, dhe pamjet e dhimbshme që vijnë nga Kina e tregojnë më së miri.

Pronari i një qeni në provincën e Anhui ka filmuar momentin kur ajo varros dy këlyshët e saj, të ngordhur pas një problemi gjatë lindjes.

PAMJE TE FORTA: Dëshpërimi i qenit që sapo ka humbur këlyshët e saj

Trishtimi i saj është total, dhe pamjet tregojnë refuzimin e nënës për t’u shkëputur nga trupat e njomë që sapo kishte nxjerrë në jetë.  Një dëshpërim që ka “thyer” zemrën e cilitdo që ka parë videon në rrjet.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos