Mblidhet kryesia e PS, analizë për 30 qershorin dhe zgjedhje të brendshme në shtator

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 16:58 | Aktualitet

Partia Socialiste mblodhi këtë të hënë kryesinë, për të analizuar votën e 30 qershorit, por edhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Burime nga mbledhja, që zgjati për më shumë se 90 minuta, thanë për A2 CNN se në të është analizuar rezultati për çdo bashki, performanca e realizuar në ditën e zgjedhjeve dhe trendi i votave, krahasuar me zgjedhjet e kaluara vendore. Të gjithë kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarqeve kanë bërë një analizë për votat që kanë marrë, edhe pse nuk kanë pasur kundërshtarë përballë, ose kandidatë që kanë marrë vota të papërfillshme. Gjithsesi, analiza përfundimtare pritet të bëhet nga kryesocialisti Edi Rama, në asamblenë e përgjithshme të partisë, e cila pritet të mbahet më 22 ose 27 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos