Në vitin 2020, McLaren Speedtail do të jetë një realitet. Bëhet fjalë për makinën më të shpejtë të krijuar deri më sot nga marka britanike. Në fakt, një prototip që është në fazën finale tashmë, e ka kaluar shpejtësinë 400 km/h.
Speedtail XP2 ka regjistruar një shpejtësi maksimale prej 403 km/h në provën e realizuar në Kennedy Space Center të Hjustonit. Shpejtësinë mbi 400 km/h kjo makinë e kaloi në 30 raste gjatë provës.
Do të jenë 106 ekzemplarë të McLaren Speedtail që do të prodhohen, me një motor me 1050 kuaj fuqi. (A2 Televizion)