Microsoft më në fund ka zbuluar pasardhësin e Xbox One. I quajtur “Series X”, nga Microsoft thuhet se bëhet fjalë për konsolën më të fuqishme të krijuar ndonjëherë.
Lajmi vjen pasi muaj më parë ishte njoftuar se do të nxirrej në treg një Xbox i ri.

Çmimi nuk dihet ende, por mendohet se “Series X” do të nisë shitjet në fund të vitit 2020.
Xbox i ri do të ketë një dizajn në formën e një kuboidi të gjatë, në ndryshim të madh me konsolat e mëparshme. (A2 Televizion)