“Më dhimbsen më shumë kockat e të rinjve sesa pllakat e bulevardit”, Çepani i tregon fotot e dhunës ministrit

Nga A2 CNN
22 Tetor 2026, 20:34 | Politikë

Aktivistja Edlira Çepani ka përballur ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, me fotografi të të rinjve dhe adoleshentëve të dhunuar gjatë protestave të ditëve të fundit.

E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Çepani tha se plagët e të rinjve, mes tyre një protestues me shtyllën kurrizore të dëmtuar dhe kafkën e krisur, janë shumë më shqetësuese sesa dëmtimi i pllakave të bulevardit.

Ajo kritikoi mënyrën se si janë trajtuar protestuesit nga forcat e rendit, duke e cilësuar dhunën të tepruar dhe jo proporcionale.

Aktivistja theksoi se nuk mund të ketë standarde të dyfishta në dënimin e dhunës, ndërsa akuzoi policinë për keqtrajtim të personave të ndaluar dhe përdorim të forcës me urdhra politikë.

“Kockat, shtylla kurriozore e këtij të riut këtu që është në spital, dhe kafka e tij e krisur, më dhemb shumë më tepër se sa kaq. Ky i riu këtu dhe shumë të rinj të tjerë, që janë tërhequr zvarrë në mënyrën më barbare të mundshme, më dhembin shumë më tepër se sa retorika të tipit na vjen shumë keq për këtë që po shohim, na vjen të gjithëve keq. Nëse na vjen keq të gjithëve për dhunën s’mund të kemi një dopio standard për dhunën. Duhet t’u vijë keq për dhunën ndaj të gjithëve dhe sidomos fëmijëve tanë që janë në atë shesh dhe po masakrohen në mënyrën më jo profesionale nga forcat e rendit, me urdhra politik dhe tërësisht jo profesional, duke shkelur ligjin në të gjitha mënyrat e mundshme dhe të imagjinueshme, në keqatrajtimin e atyre që ndalohen dhe një dhunë tërësisht jo proporcionale. Ky është një nga djemtë e lidhur më Ministrinë e Arsimit, që Lufton dhe proteston për një arsim më të mirë dhe e gjen veten të lidhur në kangjellat e Ministrisë së Arsimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos