Edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është bërë pjesë e festimeve të Ditës së Verës këtë 14 mars.
Yuri Kim publikoi disa foto në rrjetet sociale, nga shëtitja e saj në Liqenin Artificial. Ajo është ndalur duke takuar edhe qytetarë të rastit, ndërsa në një nga fotot ka treguar se ka vendosur edhe verore.
Ambasadorja ka ndarë edhe disa maska për qytetarët me logon “Gratë votojnë”. (A2 Televizion)