Mediu: Kalimi i kodit elektoral pa pritur vlerësimin e Komisionit të Venecias, krim kundër interesave kombëtare

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 10:37 | Politikë
Mediu: Kalimi i kodit elektoral pa pritur vlerësimin e Komisionit të

Në takimin me strukturat e Partisë Republikane në Fier, kryetari i saj Fatmir Mediu theksoi se Edi Rama dhe regjimi i tij e kanë cuar Shqiperinë ne kufijtë e një dëshpërimi të thellë.

Kryerepublikani u shpreh se kalimi i kodit elektoral pa pritur vlerësimin e Komisionit të Venecias, është një krim kundër interesave kombëtare, ndërsa shtoi se Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin duke mbrojtur kështu kushtetutën e Shqipërisë.

“Kjo qeveri ka sjellë vetëm varfëri, papunësi, korruspsion, pasiguri, krim, eksod masiv të pjesës më aktive të shoqërisë. Interesat kombëtare janë zëvendesuar me interesat personale.

Kalimi i kodit elektoral pa konsensus, pa pritur vleresimin e Komisionit të Venecias, injorimi i Gjermanisë dhe Europës është një krim kundër interesave kombëtare të Shqipërisë.

Refuzimi që Edi Rama i bëri BE është refuzimi që ai i bën punës dhe qëllimit historik të shqiptarëve jo vetëm në këto 30 vite. Ky regjim i korruptuar njësoj si regjimi diktatorial është pozicionuar hapur si antishqiptare dhe anti-europiane.

Diktatura komuniste është zëvendesuar nga diktati dhe pushteti i krimit dhe korrupsionit të cilët janë aleatët e Ramës për të manipuluar zgjedhjet. Opozita dhe shqiptarët kanë vetëm një detyrë, duhet të bashkohen në cdo skaj të Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimin e këtij regjimi dhe rikthimin në rrugën europiane.

Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin duke mbrojtur kështu kushtetutën dhe interesat e Shqipërisë.

Është detyrë e të djathtës që të rikthejë vlerat më të mira, shpresën dhe besimim, të bëjë Shqipërinë vend anëtar te BE, sic e beri vënd anëtar të NATOs nën drejtimin e Berishës.

Është detyrë e së djathtës të afrojë në politikën e saj, në garën për parlament dhe qeveri njerezit më të aftë, intelektualë brenda dhe jashtë vendit që se refuzojnë poshtërimin dhe përbuzjen e sektit Rama, të ofrojë intelektualë e të rinj që zotërojnë dijen dhe aftësitë për të ngërtuar një shtet të shqiptarëve për shqiptarët.”, u shpreh Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos