Spiropali: Të hapet gara pas 17 vjetësh në PS, nuk kemi kryetar të përjetshëm!

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 12:13 | Politikë

Spiropali: Të hapet gara pas 17 vjetësh në PS, nuk kemi kryetar

Një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka dalë në një konferencë për mediat, ku kërkoi rihapjen e garës për kryetarin e PS. Në fjalën e saj, duke iu referuar Edi Ramës, deputetja theksoi se kryetari i partisë nuk mund të jetë i përjetshëm.

“Nuk e di a më do apo nuk më do Edi Rama, por unë di vullnetin tim, që më duan socialistët që kam bërë beteja për ta që nuk i ka bërë kush tjetër. I kam qëndruar bindjeve të mia. Jam një e majtë, socialiste dhe progresiste e bindur. Besoj që më duan socialistët. Nëse duan një garë popullariteti, unë kam një propozim, të hapet gara në PS pas 17 vjetësh. Ne nuk kemi kryetar të përjetshëm, sado  i mirë të jetë”.

Spiropali e konsideroi vendimin për përjashtimin e saj nga grupi socialist si “nul”, ndërsa tha se është e vendosur të mos heq dorë nga mandati i deputetes.

“As isha në atë mbledhje grupi, as kishte rend dite. Aty nuk u bë votim, u bë legjitim i një vendimi jo legjitim i një vendimi të asamblesë kombëtare që s’kishte votim. Kaq e madhe qenka frika nga fjalët e një gruaje, lërë me veprimi”, u shpreh ajo.

Spiropali u ndal edhe te votimi i mazhorancës për Reformën Territoriale, duke u shprehur se Kuvendi nuk mund të jetë një kazermë. Ndërsa hetimin në SPAK, deputetja e konsideroi si “një tymnajë” që vjen nga një kallëzim anonim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos