Meghan Markle dhe Princ Harry ndajnë kartolinën e parë të "Krishtlindjeve amerikane"

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 20:01 | Lifestyle
Meghan Markle dhe Princ Harry ndajnë kartolinën e parë të

Meghan Markle dhe Princ Harry, kanë publikuar kartolinën e tyre familjare të Krishtlindjes.

Duka dhe Dukesha e Sussex, djali i tyre Archie dhe qenushët e familjes, shihen tejet të lumtur në shkrepjen e fundvitit, e cila është një traditë e vjetër e familjes mbretërore britanike.

Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera çifti do të festojnë në SHBA, ndërsa kartolina e tyre ilustruese është publikuar në Instagramin e organizatës së tyre bamirëse.

Në të saktësohet se pema dhe zbukurimet janë zgjedhur nga Archie, ndërsa fotografia është shkrepur nga nëna e Meghan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos