All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Menaxhimi i pandemisë, mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 16:18 | Bota
All - Paragraf - 1

Mijëra izraelitë protestuan në Tel Aviv kundër qeverisë për shkak të keq-menaxhimit të krizës së pandemisë koronavirus.

Sheshi “Rabin” u tejmbush me të rinj me maska, por që nuk ruanin distancimin fizik teksa shpreheshin kundër vështirësive ekonomike.

All - Paragraf - 3

Protestuesit shtuan se pagesat ndihmëse të qeverisë janë lëvruar me ritme tepër të ngadalta. Manifestimi u organizua nga biznesi i vogël, të vetëpunësuarit dhe artistët.

Ashtu si çdo shtet të botës, edhe Izraeli është goditur rëndë nga pandemia. Niveli i papunësisë në këtë vend arriti në 21% si rezultat i izolimit të vendosur për të frenuar përhapjen e Covid-19. Izraeli po rihap ekonominë, por shtimi i rasteve të reja detyroi rikthimin e disa kufizimeve këtë javë. Kjo ka nxitur dhe më tepër zemërimin e qytetarëve. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos