
Merkatoja e janarit është mbyllur dhe për Serinë A ishte një sesion rekordesh.
Gjatë këtij muaji, kampionati italian shpenzoi 294 milionë euro për përforcime, një shifër marramendëse që është shumë më e lartë se në sezonin e kaluar (157 milionë euro).
Napoli dhe Fiorentina janë “mbretëreshat” e merkatos së dimrit, ndërkohë që Juventusi bëri blerjen më të shtrenjtë të kësaj merkatoje (Kulusevski).
Skuadra që shpenzoi më shumë ishte Napoli (95 milionë euro) për blerjet e Lobotka, Demme, Rrahmani, Politano dhe Petagna. Ndjek Fiorentina (88 milionë euro) pasi bleu Beloko, Cutrone, Duncan, Igor, Kouamé, Amrabat dhe Agudelo. Në vend të tretë Juventusi (44 milionë euro) për Kulusevskin. Interi shpenzoi 22 milionë euro për Eriksen, Young dhe Moses. (A2 Televizion)