All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mesazhi i Tritan Kalos: Nuk e kemi fituar ende betejën me Covid-19. Mos nënvlerësoni rrezikun e infektimit

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 09:35 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Me një foto nga korridoret e zbrazura të QSUT, mjeku Tritan Kalo lëshon një tjetër mesazh për këtë periudhë pandemie. Përmes një statusi në Facebook ai bën thirrje që të mos nënvlerësohet rreziku i infektimit, pasi ende nuk e kemi fituar betejën me armikun e padukshëm.

Kalo shprehet se periudha më e vështirë e pandemisë ka kaluar, falë vetëndërgjegjësimit të popullatës, punës dhe përkushtimit të stafit mjekësor si dhe të vaksinimit.

All - Paragraf - 3

Por mjeku apelon që përkujdesja në këtë periudhë të vitit duhet të jetë maksimale, pasi ka shumë viruse të tjerë që qarkullojnë.

Statusi i plotë i Doktor Tritan Kalos

Kohë kovidiane....30.05.2021....Një foto sot herët në mëngjes nga korridori i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUT....Vetëndërgjegjësimi i popullatës, Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e stafit mjekësor si dhe Vaksinimi në vijimësi jo vetëm i grupeve të riskuara, pak nga pak PO sjellin frytet e duhura në uljen e furisë së kësaj “flame mbarëbotërore”, Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19....A e kemi fituar plotësisht këtë betejë me armikun e padukshëm, ENDE JO.....Më e rëndësishmja është se e kemi kaluar periudhën më të vështirë dhe më të dhimbshme, të përplasjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19....”Ditë më të mira pas kësaj do të vinë.” (N.F).....Kur dhe sa të mundni për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni rrezikun e infektimit....Çdo jetë Shqiptari është e shumëvlerë për të, për familjen, për shoqërinë dhe për tërë Shqiptarinë....Sars-Cov2 është një virus që pak nga pak do të “rreshtohet” në të ardhmen me sivëllezërit e tij më pak të rrezikshëm, dhe do të bashkëjetoj me shoqërinë njerëzore pas kësaj Pandemie në format sporadike të shfaqjes së tij, e cila është tashmë më mirë e informuar dhe e përgatitur për t’u përballur me të, si dhe fatmirësisht më e imunizuar aktivisht nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj këtij virusi....Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh NUK duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë të vitit ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetëra e dhjetëra viruse, bakterie, mykra e parazitë të tjerë.... Mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë edhe në vijimësi....Together forever!!! (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos