770 mijë të vaksinuar, Manastirliu tregon sa persona morën vaksinën në 24 orë

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 22:17 | Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një statusi në rrjetet sociale, bëri me dije se 4441 persona të tjerë morën vaksinën kundër koronavirusit në 24 orët e fundit.

Që nga nisja e procesit të vaksinimit masiv, në vendin tonë e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës 770084 persona.

Tashmë, qeveria ka një tjetër synim ku kërkon të vaksinojë 1 milionë persona brenda muajit qershor për të pasur një sezon turistik të lehtësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos