
Një ditë kryesisht e vranët me rrebeshe të përkohshme shiu fillimisht në skajin verior dhe zonat lindore, por gradualisht në mesditë, shira të dobët shfaqen në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar brigjet jugore, të cilat rrezikohen vetëm nga momente të shkurtra me pika shiu në pjesën e dytë të ditës.
Edhe mbrëmja mbetet me shira të dobët ne zonat lindore dhe pjesërisht në qendër, por deri afër mesnatës kur shirat lokalizohen në zonat kufitare lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie me të paktën 2 gradë duke luhatur dy vlerat ditore në territor, nga 8 në 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi veriperëndimor gjatë gjithë ditës, me një forcim të përkohshëm në mesdite kur dallgëzimi në det do të ngjitet në 4 ballë. (A2 Televizion)