Meta: Garantoj shqiptarët, nuk do të lejoj askënd të prekë votën e tyre

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 16:24 | Politikë
Meta: Garantoj shqiptarët, nuk do të lejoj askënd të

“I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre”.

Ky është zotimi i fundit i presidentit Meta për të mbrojtur votën në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

Në një postim në Facebook, Meta u bën thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, të cilat, edhe njëherë tjetër, i konsideron si një referendum historik.

https://a2news.com/2021/01/29/kritikat-e-gahler-per-qeverine-reagon-meta-zgjedhjet-e-25-prillit-do-ti-japin-fund-injorimit-te-kushteve-te-integrimit/

“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.

Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre”, mbyllet postimi i presidentit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/29/presidentit-i-skadon-karta-e-identitetit-meta-qytetaret-te-mos-humbasin-mundesine-per-te-votuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos