
Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.
Kreu i Shtetit i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.
Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, Albana Dautllari. (A2 Televizion)