Në prag të festave të fundit të vitit, por dhe të protestës së 28 nëntorit, policia ka bërë të ditur realizimin e operacionit të koduar “Fireworks”.
Dy persona u ndaluan me akuzën e tregtimit të lëndëve piroteknike të kontrabanduara. 2 shtetasit u ndaluan në rrugën “7 Nëntori”, duke transportuar me 2 automjete kuti me fishekzjarrë të dyshuar të kontrabanduar.
Në deklaratë policia thotë se sasia nuk shoqërohej me dokumentacionin përkatës të blerjes dhe shtetasit nuk ishin të licencuar për shitjen e saj.
Më tej, nga kontrolli në banesën e të arrestuarit, u gjetën kuti të tjera me lëndë piroteknike duke arritur në 21 në total.
Burimet nga policia shtojnë se dyshimet janë se të shoqëruarit mund të kenë shitur edhe më herët fishekzjarrë që janë përdorur edhe në protestë. Madje shtojnë se po verifikohet nëse sasia ishte destinuar për në tubimin e së shtunës, por ende pa një fakt konkret për këtë.
Gjithashtu shtohet se me afrimin e ndërrimit të viteve do të ketë një shtim të kontrolleve për tregtimin e lëndëve piroteknike nga individë dhe subjekte të palicencuara. (A2 Televizion)