Meta, “zero” komente për Nanon: Prioritet menaxhimi i pandemisë, të shmangen humbjet e jetës

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 14:58 | Politikë
Meta, “zero” komente për Nanon: Prioritet menaxhimi i

Presidenti Meta vijon të bëjë thirrje për një menaxhim më të mirë të situatës së pandemisë për të ndihmuar qytetarët me protokollin e duhur të mjekimit dhe financim për të blerë ilaçet.

“Problem mjaft serioz mbetet rritja e numrit të viktimave nga pandemia. Problem mbetet fakti që shumë mjekohen në familje dhe kanë nevojë jo vetëm për protokolle të sakta, por edhe mbështetje për të përballuar mjekimin e tyre. E kam theksuar edhe në mesin e dhjetorit kur kam kthyer buxhetin e këtij viti, i cili për fat të keq nuk garantonte asgjë për pandeminë”.

Referuar situatës së pandemisë, kreu i shtetit tha se nuk ka asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve më 25 prill, ndërsa nuk pranoi të komentonte deklaratat e ish-kryeministrit Fatos Nano ndaj tij.

“Nuk ka asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve, pasi Shqipëria ka pasur nevojë ulëritëse për këto zgjedhje”, tha Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/05/meta-e-patolerueshme-te-numerohen-cdo-dite-jetet-e-humbura-dhe-te-mos-merret-asnje-mase-per-te-frenuar-covid-19/
https://a2news.com/2021/02/04/meta-garantoj-shqiptaret-nuk-do-te-lejoj-askend-te-preke-voten-e-tyre/

A2 CNN Livestream

Latest Videos