Microsoft gjen aleatë për të luftuar Amazon

Nga A2 CNN
8 Janar 2019, 11:43 | Ekonomi
Microsoft gjen aleatë për të luftuar Amazon

Microsoft dhe Kroger, rrjeti më i madh i supermarketeve në SHBA, po bashkohen për të krijuar një shërbim konkurrent ndaj Amazon dhe shitësve të tjerë.

Kompanitë njoftuan një partneritet për krijimin e rafteve, çmimeve dhe reklamave digjitale, në dy markete test në Ohajo dhe Uashington. Amazon më herët kishte shpallur planet për të ngritur 3 mijë dyqane pa shitës deri në vitin 2021, ndërsa Walmart tashmë ka hapur një të tillë. Këto opsione janë dizajnuar për të kursye kohë dhe para.

Me dyqanet digjitale, blerësit mund të shmangin radhët e gjata. Ndërsa punonjësit mund të gjejnë lehtësisht produktet për dërgesat në shtëpi. Kroger dhe Microsoft synojnë ta shesin këtë teknologji për tregtarët në të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos