Rrjeti televiziv CCTV ka publikuar pamjet e një grabitje të shkuar keq në një qendër tregtare në Tajlandë që përfundoi me 3 viktima dhe 5 të plagosur rëndë.
Të shtënat u regjistruan ndërsa një person i armatosur dhe maskuar grabiti një dyqan argjendarie në një qendër tregtare në qytetin e Lopburit në Tajlandë.
Grabitësi qëlloi në fillim rojën e sigurisë, gruan që punonte në dyqan dhe më pas disa persona që po kalonin aty rastësisht. Mes viktimave raportohet të jetë dhe një fëmijë i mitur. 5 persona gjithashtu mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan në spital me urgjencë, një prej tyre është turist.
Policia ka nisur një hetim për gjetjen e autorit të vrasjeve gjatë grabitjes, i cili sipas tyre është një ekspert i përdorimit të armëve. (A2 Televizion)