Momenti kur autori u vë flakën 3 makinave në Vlorë, rrezikon të digjet edhe vetë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 11:54 | Aktualitet

Kamerat e sigurisë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës kanë fiksuar momentin kur një person i vë flakën automjeteve në pronësi të shtetasit Nerizan Hoxha, gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:48, kur autori i dyshuar, i cili mban një kapele në kokë për të fshehur fytyrën, afrohet pranë makinave të parkuara dhe përdor një bidon me benzinë për t’i vënë atyre flakën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos