Përgjimet e antimafias italiane, nisma “Thurje” kallëzon Erion Veliajn në SPAK

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 11:19 | Aktualitet
Përgjimet e antimafias italiane, nisma “Thurje” kallëzon

Përfaqësuesit e nisma “Thurje”, Endri Shabani dhe Pano Soko depozituan në SPAK një kallëzim kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, pas përgjimeve të antimafias italiane, të publikuara në disa media.

Sipas tyre, Shabanit dhe Sokos, SPAK duhet të hetojë Veliajn në lidhje me dyshimet e pastrimit të parave të Ndraghetas në Shqipëri.

Përgjimet e antimafias italiane kanë trazuar prej disa ditësh politikën shqiptare, ku palët lëshojnë akuza ndaj njëri-tjetrit në lidhje me pretendimet për përfshirje të zyrtarëve të lartë në afera me anëtarë të klanit mafioz “Ndragheta”.

Për këtë çështje reagoi një ditë më parë dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizzion Bucci, i cili kërkoi që institucionet e drejtësisë të lihen të qeta për të hetuar në mënyrë të pavarur dhe për të ndarë fjalët nga provat e vërteta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos