Moti i keq përfshin Francën, raportohen viktima dhe dëme të mëdha

Nga A2 CNN
5 Qershor 2022, 12:01 | Bota
Moti i keq përfshin Francën, raportohen viktima dhe dëme të

1 person humbi jetën dhe 15 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve që përfshinë në orët e fundit Francën.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin shpalli planin e masave për përballimin e dëmeve dhe bëri me dije se qeveria do të vendosë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në disa rajone.

Gjatë shtrëngatës së fuqishme të një dite më parë, kur autoritetet kishin lajmëruar emergjencën nga moti i keq në 65 rajone, mijëra persona mbetën pa energji elektrike.

Ministri shpjegon se forcat e emergjencave civile iu janë përgjigjur gjatë ditëve të fundit 3200 kërkesave për ndihmë, ndërkohë që më shumë se 2500 persona janë në gatishmëri për të asistuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos