Mourinho kap arbitrin në parkimin e stadiumit: Shkofsh në djall!

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 11:25 | Futboll

Sevilla ditoi Europa League teksa mundi me penallti Romën e Mourinhos pas një takimi tejet të kontestuar për disa vendime të kryesorit të ndeshjes, Anthony Tyler. Roma pretendon se iu mohua një penallti e pastër, si dhe kundërshtari duhej të ndëshkohej me kartonin e kuq.

Trajneri portugez reagoi ashpër pas takimit në intervistë për Sky: “Arbitri dukej spanjoll. Lamela duhej ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që ai ishte një nga goditësit e penalltive”.

Megjithatë, ai ishte shumë më i ashpër ndaj arbitrit anglez Anthony Tyler në parkingun e stadiumit. “Ky është një turp i madh, padrejtësi! Edhe Rosetti e pranoi se nuk ishte penallti, ndërkohë që t’i nuk pate guximin.

Shkofsh në djall! UEFA e ndyrë, UEFA e ndyrë”, shpërtheu trajneri portugez i Romës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos