Tension para finales Roma-Sevilla në Budapest, 3 tifozë të plagosur dhe 7 të arrestuar

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 19:24 | Futboll

Sonte Roma e Hose Murinjos do të përballet me Sevilla në finalen e Budapestit për kupën e dytë europiane në dy vite, me sfidën që pritet të jetë emocionuese teksa trajneri portugez dhe spanjollët nuk humbasin kurrë finalet.

Kur mbeten më pak se dy orë nga zbritja në fushë e dy ekipeve, në Budapest mbrëmja e finales së “Puskas Arena” ka nisur me tension dhe incidente.

Mediat italiane raportojnë për tre tifozë të plagosur në përleshje dhe shtatë të arrestuar.

Policia hungareze tha se një tifoz spanjoll dhe një tifoz suedez u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm pas një përleshjeje në rrugët e qytetit.

Nga ana tjetër, u arrestuan shtatë, të gjithë me kombësi polake, duke konfirmuar frikën e konvergjencës së ultrasve të kombësive të tjera për të nxitur incidente.

Kryeqyteti sakaq duket i pushtuar nga tifozët e Romës. Sipas vlerësimeve fillestare, 25,000 tifozë të Romës janë tashmë në Budapest për të parë finalen e Europa League.

Një numër dukshëm më i lartë se mbështetësit e Sevillas të pranishëm në Hungari, me të cilët klima është e përzemërt absolute, ndërsa UEFA ka vendosur të krijojë një 'zone tifozësh' për mbështetësit në Sheshin e Heronjve, një nga vendet më emocionuese në Budapest. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos