Sevilla nuk njeh rivalë, fiton sërish Europa League

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 00:05 | Futboll
Sevilla nuk njeh rivalë, fiton sërish Europa League

Sevilla ka fituar sërish Europa League. Ekipi spanjoll mundi me 11-metërsha Romën, në finalen që u zhvillua në Budapest, dhe triumfon për herë të shtatë në këtë kompeticion, që e ka fituar më shumë se çdo ekip tjetër në histori.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Dybala kaloi në avantazh verdhekuqtë, në minutën e 35, ndërkohë që Mancini shënoi në portën e tij, në minutën e 55, duke barazuar rezultatin.

90 minutat përfunduan 1-1 dhe as 30 minutat e shtesës nuk ndryshuan barazpeshën, me ekipet që iu drejtuan serisë së 11-metërshave.

Aty, spanjollët u treguan të pagabueshëm, ndërsa Roma u tradhtua nga dy qendërmbrojtësit e saj, Mancini dhe Ibanez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos