Mustafa: Taksa me Serbinë të hiqet siç kërkon SHBA-ja

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 21:15 | Kosova
Mustafa: Taksa me Serbinë të hiqet siç kërkon SHBA-ja

Isa Mustafa, partia e së cilit është në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, tha se deputetët e LDK-së do ta mbështesin qeverinë për heqjen e taksës, pasi sipas tij, kjo është në interes të Kosovës.

Mustafa është shprehur, se gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, që është parashikuar të mbahet të hënën, deputetët duhet t'i japin përkrahje qeverisë Kurti, që ta heqë taksën.

“Të hiqet, ashtu siç po kërkojnë SHBA-ja. Nëse dikush luhatet, LDK, deputetët e saj dhe anëtarët e qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me besim e bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës, dhe atë jo vetëm se po e kërkon partneri ynë strategjik SHBA, por se jemi të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës”, shkruan Mustafa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos