Ndërron jetë djali i legjendës së Chicago Bulls

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 19:46 | Sporte të tjera

Djali i Scottie Pippen, ish-basketbollistit të Chicago Bulls, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare.

Ishte vetë legjenda e basketbollit amerikan që njoftoi lajmin e hidhur të vdekjes së Antron Pippen.

“Me dhimbje të thellë njoftoj se i dhashë lamtumirën djalit tim të parë, Antron. Të dy kishim pasion basketbollin dhe flisnim shumë për të. Antron vuante nga astma dhe jam i bindur se po mos ta kishte, do të kishte luajtur në NBA. Kurrë nuk u demoralizua, gjithmonë ishte pozitiv dhe ka punuar shumë. Jam krenar për njeriun që u bë. Të dua, biri im”, lexohet në postimin e Scottie Pippen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos