MotoGP, Quartararo fiton garën e tretë sezonale dhe shkëputet në krye të klasifikimit

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 14:50 | Sporte të tjera
MotoGP, Quartararo fiton garën e tretë sezonale dhe shkëputet

Fabio Quartararo është fituesi i Çmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP. Francezi i Yamaha kurorëzoi në pistën e Portimaos një fundjavë ku ishte dominues që në provat e lira të së premtes.

Bagnaia me Ducati dhe Mir me Suzuki plotësuan podiumin, ndërkohë që Marc Marquez përfundoi në vendin e shtatë, në atë që ishte gara e tij e parë pas rikthimit nga mungesa e gjatë për shkak dëmtimi.

Me këtë sukses, francezi shkëputet në krye të renditjes së përgjithshme me 61 pikë, 15 pikë më shumë se italiani Bagniaia.

Tjetër garë zhgënjyese për Valentino Rossin, i cili u rrëzua në xhiron e njëmbëdhjetë, duke mos marrë pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos