All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ndihmuan në zmbrapsjen e rusëve, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës u jep çmime ushtarëve në Moschun

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 08:04 | Bota
Ndihmuan në zmbrapsjen e rusëve, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës
All - Paragraf - 1

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov u takua dhe u dha çmime ushtarëve në Moschun, një fshat në veri të Kievit që përjetoi shkatërrime të rënda dhe luajti një rol të rëndësishëm në zmbrapsjen e forcave ruse.

Në një postim në Facebook herët të premten, Reznikov tha: “Unë u takova me ushtarët në rajonin e Kievit në Moschun të shkatërruar plotësisht. Këtu pushtuesit përdorën të gjitha armët e mundshme, përfshirë raketat dhe avionët”.

All - Paragraf - 3

Ai tha se fshati ishte në një listë të vendbanimeve që forcat ruse duhej të merrnin për të arritur në Kiev.

"Falë ushtarëve tanë, falë banorëve të guximshëm të fshatit, ata u mundën," tha Reznikov, "Vrasësit dhe grabitësit nuk mund të mbanin Moschun, nuk mund të ecnin përpara. Pasi pësuan humbje të mëdha, pushtuesit u detyruan të iknin në Bjellorusi”.

Moschun ishte jetik për ukrainasit që zmbrapsnin përparimin rus drejt Kievit. Forcat ukrainase atje, dhe aty pranë në Irpin dhe Bucha, ishin përgjegjëse për bllokimin e rusëve, të cilët po përpiqeshin të përparonin drejt Kievit përtej lumit Irpin.

All - Paragraf - 6

Kjo është arsyeja pse Bucha, Irpin dhe Moschun iu nënshtruan sulmeve ushtarake dhe përleshjeve me javë të tëra. Si rezultat, pjesa më e madhe e shkatërrimit në rajonin e Kievit është në këto tre vende.

Përveç goditjeve të panumërta në Moschun, forcat ruse u përpoqën gjithashtu të pushtonin fshatin përmes një sulmi tokësor. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos