Ndizet një tjetër konflikt, Azerbajxhani bombardon Armeninë. 49 viktima

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 13:12 | Bota
Ndizet një tjetër konflikt, Azerbajxhani bombardon Armeninë. 49

Konflikti është ndezur sërish. Gjatë orëve të para të kësaj të marte, ushtria e Azerbajxhanit ka bombarduar disa qytete armene në provincën e Siunikut, më jugorja e vendit dhe disa ushtarë kanë vdekur. Sipas kryeministrit armen, Nikol Pashinian, viktimat janë 49.

Një konflikt me pasoja të mëdha në nivel botëror, për faktin se Armenia ka mbështetjen e Rusisë dhe Azerbajxhani, atë të Turqisë.

“Më 13 shtator, në orën 00:05, njësitë e Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit hapën zjarr intensiv me artileri dhe armë të kalibrit të madh kundër pozicioneve armene në drejtim të qyteteve Goris, Sotk dhe Dzhermuk”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes armene në një deklaratë zyrtare.

Azerbajxhani, nga ana e tij, e ka quajtur lajmin “të pakuptimtë” dhe ka akuzuar Armeninë për “akte subversive në shkallë të gjerë” pranë kufirit.

“I vetmi shtet agresor dhe pushtues në rajon është Republika e Armenisë. Prania e personelit dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura Armene në zonën ekonomike të Karabakut në Azerbajxhan vazhdon”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për provokime në vijën kufitare që kanë çuar në këtë shkelje të armëpushimit. Në fakt, Azerbajxhani ka pësuar disa “provokime” nga Armenia gjatë muajit të fundit, me tanket që i janë afruar kufirit.

https://twitter.com/ScourgeOfTengri/status/1569445041810341888

Dhe nuk është hera e parë që prishet armëpushimi i rënë dakord mes vendeve, siç ndodhi në nëntor të vitit të kaluar, kur Azerbajxhani pushtoi territorin armen me rreth 41 kilometra katrorë.

https://twitter.com/atatoyan/status/1569637195203416070

Përkundër faktit se konflikti mbi Nagorno-Karabakun është i pranishëm dhe nuk ka asnjë shenjë të një zgjidhjeje përfundimtare, lufta ishte lënë plotësisht në hije nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi shkurtin e kaluar.

Konflikti midis dy vendeve shpërtheu fillimisht në fund të ‘80, kur të dyja palët ishin nën sundimin sovjetik dhe forcat armene pushtuan një pjesë të territorit pranë Nagorno-Karabakh, i njohur ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por me një popullsi të madhe armene. Azerbajxhani i ripushtoi ato territore në luftimet e vitit 2020, të cilat përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia dhe mijëra banorë që u kthyen në shtëpitë që kishin ikur. Që nga ai moment, liderët e të dy vendeve janë takuar shumë herë për të krijuar një traktat që synon vendosjen e paqes së qëndrueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos