Papa nis vizitën në Kazakistan, patriarku Kiril nuk e takon, i kërkon popullit të lutet për Putin

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 12:16 | Bota
Papa nis vizitën në Kazakistan, patriarku Kiril nuk e takon, i

Papa Francesku nisi sot një vizitë apostolike në Kazakistan, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Liderëve Botërorë dhe Besimeve Tradicionale. Takimi do të shënohet nga mungesa kontroverse e kreut të Kishës Ortodokse ruse, patriarku Kiril, i cili mbështet luftën në Ukrainë. Kirili duhej të merrte pjesë në Kongres, dha kreu i Selisë së Shenjtë në disa raste ka shprehur vullnetin për të biseduar me të.

Takimi i tyre në Kuba në vitin 2016, ishte i pari mes një pape dhe patriarku ortodoks rus që prej vitit 1054, kur krishtërimi u nda në degët lindore dhe perëndimore. Kisha Ortodokse ruse njoftoi papritur muajin e kaluar se Kirili nuk do të ishte i pranishëm.

Besimtarët ortodoksë në Rusi kanë opinione të ndryshme lidhur me mungesën, me disa që mendojnë se nuk është momenti që Papa dhe Patriarku i tyre të takohen e të tjerë që do e shihnin si të dobishme uljen e tyre në një tryezë.

 “Ky është një moment i papërshtatshëm që kishat tona të komunikojnë. Fatkeqësisht ato janë ndarë dhe ne duhet ta pranojmë këtë”, thotë Georgy Krupnov.

https://a2news.com/2022/05/04/papa-francesku-per-kirill-in-mos-u-bej-djaloshi-i-altarit-te-putinit/

 “Mendoj se është i nevojshëm. Shenjtëria e tij është ekstremisht me eksperiencë dhe është një diplomat delikat, prandaj duhet të takohen”, thotë nga ana tjetër Vladimir Kyriev.

Patriarku Kiril është kthyer në një personazh kontrovers pasi i ofroi mbështetjen e hapur presidentit Vladimir Putin për luftën e zhvilluar në Ukrainë. Të hënën ai tha se të gjithë besimtarët duhet të luten për Putin, politikanët dhe komandantët ushtarakë që siç tha duhet të marrin vendimet e duhura në këtë kohë të vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos