Kandidati i Partisë Konservatore për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, deklaroi se do të blejë 50 mijë euro çdo video që do të implikojë në vjedhje votash kandidatin e mazhorancës për këtë bashki Pjerin Ndreu. “Ideja lindi pasi sot kemi dy forca politike që sot mbajnë peng Shqipërinë me shitblerjen e votës në 29 vite. Teknikisht hajduti bërtet: Kapni Hajdutin! Si e majta, si e djathta kanë futur këtë stil dhe nuk e lejojnë qytetarin të votojë i lirë”, u shpreh Ndocaj në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN, me Endri Xhafon. (A2 Televizion)
Ndocaj: Shqipëria mbahet peng, hajduti bërtet “Kapni hajdutin!”
