
Një nga studentët e ekspozuar nga kryeministri Edi Rama për prodhim dhe lëndëve narkotike ka përgënjeshtruar nga sheshi para kryeministrisë deklarata e kreut të qeverisë. Jon Sinoimeri tha se është student i Universitetit të mjekësisë dhe i vetmi shoqërim i tij në polici ka qenë atë martën e kaluar pasi doli në protestë. Sipas tij këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori.
“Kryeministri ka dalë dhe më ka akuzuar mua për vepër penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Shikojeni të gjithë (heq maskën) nuk kam asnjë lloj turpi. Jam student i mjekësisë nuk ka nevojë se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Meqë donte të cenonte na quante organizatë Antifa e neokomuniste. Dua të tregoj edhe notat që kam me mesatare 10.0. Dje tha treni sot dolën edhe prodhues të lëndëve narkotike. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori, këto janë shpifje nuk e di ku i gjen. Kamë qenë të martën e kaluar në polici sepse dola në protestë paqësore më mbajtën 7 orë e gjysmë”.

I pyetur nëse do ta denoncojë në polici ai u përgjigj: “Nuk kam kohë për denoncime të kota. Janë institucione boshe. Nuk kam besim. Te kush do ta denoncoj?"
(A2 Televizion)