Ndrydh kaviljen në lojë e sipër, ulërimat e tenistit mbushin të gjithë pistën

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 20:32 | Futboll

Alexander Zverev ndrydhi kaviljen në setin e dytë të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Rafa Nadal, duke u larguar nga “Roland Garros” mes ulërimave të dhimbjes.

Tenisti gjerman ishte i pafat kur në një “forehand” vendosi keq këmbën e djathtë, duke ndrydhur kaviljen. Menjëherë ai u rrëzua në tokë duke ulëritur, ndërkohë që publiku ra në heshtje.

Ai doli duke qarë nga pista, me karrige me rrota, ndërkohë që u kthye me paterica për t’i dhënë lamtumirën publikut francez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos