
Gratë naftëtare të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh janë futur në ditën e pestë të grevës së urisë, me shpresën për të tërhequr vëmendjen e institucioneve shtetërore për kërkesat e tyre ekonomike për pagat e prapambetura.
Përveç stafeve mjekësore që konstatojnë rëndimin e gjendjes shëndetësore të grave, askush tjetër nuk i ka kontaktuar.
Nga ana tjetër grevistet mbeten të vendosura në vazhdimin e grevës deri në plotësimin e kërkesave jetike për to. Grevistët e tjerë që i mbështesin jashtë ambienteve të grevës, i kanë bërë sërish thirrje kryeministrit Rama që t'i japë zgjidhje kërkesave të tyre.
Prej disa javësh, në fillim një përfaqësi e burrave dhe tani gratë naftëtare të uzinës së Ballshit zhvillojnë grevë urie për të marrë rrogat e prapambetura të cilat i kanë fituar edhe me gjyq. Por askush nuk po u jep zgjidhje kërkesave të tyre. (A2 Televizion)