Kryeministri Edi Rama në Bruksel për Samitin mbi Zgjerimin e BE-së

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 10:21 | Politikë

Kryeministri Edi Rama në Bruksel për Samitin mbi Zgjerimin e

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës europiane të vendeve aspirante për anëtarësim.

Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të bisedojë me gazetarët e Euronews për ecurinë e Shqipërisë në këtë proces ku paralelisht vijon puna dhe takimet teknike për mbylljen e grupkapitujve të radhës, si dhe do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos